​Ramiz Lladrovci nuk e ndal dezinfektimin në Drenas

Kosova

​Ramiz Lladrovci nuk e ndal dezinfektimin në Drenas

Më: 18 mars 2020 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Nuk është shënuar asnjë rast me koronavirus deri më tash në Drenas, por autoritetet komunale me në krye Rami Lladrovcin vazhdojnë dezinfektimin e hapësirave publike, si pjesë e masave parandaluese të përhapjes së kësaj sëmundje nga e cila janë prekur 20 persona në Kosovë.

Dezinfektimi është bërë në objektin e administratës komunale, në Qendrën për Punë Sociale, derisa ka vazhduar edhe pastrimi i rrugëve në Drenas. Dezinfektimi do të vazhdoj edhe në objekte të tjera publike ditëve në vazhdim.

Komuna e Drenasit ka marrë me kohë të gjitha masat e nevojshme preventive për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, duke respektuar vendimet e Qeverisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat