​Kuvendi i Obiliqit ndan 100 mijë euro për shkak të gjendjes emergjente shëndetësore - Bota Sot
​Kuvendi i Obiliqit ndan 100 mijë euro për shkak të gjendjes emergjente shëndetësore

Kosova

​Kuvendi i Obiliqit ndan 100 mijë euro për shkak të gjendjes emergjente shëndetësore

Më: 24 mars 2020 Në ora: 20:15
​Kuvendi i Obiliqit

Kuvendi Komunal i Komunës së Obiliqit ka aprovuar kërkesën për lejimin e mjeteve financiare në shumë prej 100.000.00 eurove për shkak të gjendjes emergjente shëndetësore nga virusi COVID-19“.

Me kërkesë nga kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, drejtuar kryesuesit të Kuvendit Komunal Burim Gërguri, është mbajtur mbledhja urgjente e Kuvendit Komunal të Komunës në Palestrën Sportive “Adem Jashari“ duke respektuar kështu distancat dhe rekomandimet nga IKSHPK, me vetëm një pikë të rendit të ditës “Lejimi i mjeteve financiare në shumë prej 100.000.00 € për shkak të gjendjes emergjente shëndetësore nga virusi COVID-19“.

Në fjalën e tij para anëtarëve të Kuvendit Komunal, kryetari i Komunës Xhafer Gashi njoftoj për punën dhe angazhimin e gjithë anëtarëve të shtabit emergjent lokal të cilët janë në shërbim të qytetarëve tanë duke kontribuar në parandalimi e këtij armiku të padukshëm.

Kryetari Gashi ka bërë thirrje për unitet politik në këto kushte të jashtëzakonshme duke thënë në situata të tilla nuk është momenti për ngjyrime politike por për unitet të plotë në mbrojtjen e kombit dhe popullit tonë.

Në mbledhjen urgjente të KK Obiliq, me vota unanime nga anëtarët e Kuvendit Komunal është aprovuar kërkesa e kryetarit të Komunës për “Lejimi i mjeteve financiare në shumë prej 100.000.00 eurove“.

Sipas njoftimit, këto mjete financiare do shfrytëzohen për ndarjen e pakove ushqimore për 1.000 familje me asistencë sociale në këtë komunën në vlere prej 50 euro dhe shuma tjetër për dezinfektimin e QKMF-së, QMF-ve, AMF-ve, autoambulancave, institucioneve tjera publike dhe në theks të veçantë shtëpite në rast të identifikimit pozitiv të personave me virusin COVID-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat