Dita e katërt, qytetarët respektojnë lëvizjen e kufizuar

Kosova

Dita e katërt, qytetarët respektojnë lëvizjen e kufizuar

Më: 27 mars 2020 Në ora: 17:02
Ilustrim

Për të katërtën ditë me radhë, që nga ora 10 e mëngjesit, qytetarëve po u ndalohet qarkullimi dhe lëvizja me automjete. Kjo me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19.

Si duket kjo masë e vendosur nga institucionet po respektohet, për këtë edhe lëvizjet të premten në kryeqytet ishin më të pakta.

E, edhe ato lëvizje që u panë ishin kryesisht me mjete të cilat bartin mallra.

Pranë “rrethit të flamurit”, zakonisht rruga është e ngarkuar me kolona të gjata, e për dallim nga kjo, të premten pasdite ishin të rralla lëvizjet që bëheshin në këtë anë.

Edhe ato pak automjete që lëviznin në këtë pjesë, qytetarët posedonin me vete leje për qarkullim.

Qeveria e Kosovës si masë parandaluese ndaj pandemisë COVID-19 ku deri më tani numri i të prekurve ka shkuar në 86, ka marrë edhe këtë të kufizimit të lëvizjeve në kohë të caktuar. Nga ora 10:00 deri në orën 16:00 dhe nga ora 20:00 të darkës e deri në 06:00 të mëngjesit, lejohet qarkullimi vetëm për rata që kanë nevojë për prodhim, furnizim e nevoja mjekësore, ndërsa lëvizjes tjera janë të ndaluara./Sh.Pajaziti/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat