Në situatën koronavirus, firma na paguajti vetëm me gjysëm rroge

Kosova

Në situatën koronavirus, firma na paguajti vetëm me gjysëm rroge

Nga: H.O. Më: 1 prill 2020 Në ora: 21:45
Ilustrim

Në situatën në të cilën aktualisht ndodhet e gjithë bota, shumë shtete kanë shprehur gatishmërinë për të shpërblyer punëtorët që po detyrohen të punojnë ende, pavarësisht rrezikut.

Kështu një punëtor i një firme private në Kosovë, AZTECH Shpk ka bërë të ditur për gazetën, se ai dhe kolegët e tij kanë marr vetëm gjysëm rroge. Sipas tij, pronari i tyre është arsyetuar se ata kanë punuar me gjysëm orari, derisa ai shprehet se kanë punuar në orar të plotë.

Ai ka thënë më tutje se edhe nëse vazhdojnë punën online, mund të jenë në rrezik nga dërgesat.

“Aztech Shpk nuk i ka qit pagat komplet për puntorët mirëpo vetëm 50% të pagesë edhe pse kemi punu me porosi në teren, këta arsyetohen që kemi punu vetëm gjysëm muaji na edhe si të vazhdojna me punu me porosi online dalim në teren jemi të rrezikum”, thekson ky qytetar./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat