Shërohen dy persona nga Coronavirusi në Malishevë, të infektuar 37

Kosova

Shërohen dy persona nga Coronavirusi në Malishevë, të infektuar 37

Më: 2 prill 2020 Në ora: 15:29
Ragip Begaj

Komuna e Malishevës është njëra ndër komunat më te prekura me Coronavirus.

Në këtë komunë numri i personave të prekur ka shkuar në 39.

Kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj, tha se dy persona të prekur me Coronavirus të cilët kanë qenë duke u trajtuar në Infektivë janë liruar pasi që rezultati i analizave të tyre ka dalë negativ.

“Në komunën e Malishevës kanë qenë 39 persona të prekur me Coronavirus, por dy prej tyre të cilët janë trajtuar në Klinikën Infektive pas analizave të bëra janë liruar pasi që kanë dalë negativ. Numri i të prekurve tani është 37”, deklaroi Begaj.

Ai tha se raste të dyshuara mund të këtë pasi që personat e infektuar kanë pasur kontakte me të tjerët.

“Persona tjerë të dyshuara mund të ketë për shkak të kontaktit që kanë pasur me të infektuarit”, tha ai.
Begaj foli edhe për mungesën e pajisjeve mbrojtëse.

Ai tha se tani nuk kanë mungesë pasi që janë furnizuar nga donatorët e ndryshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat