Tahiri: 12 të testuarit nga Vushtrria rezultojnë negativ për koronavirus

Kosova

Tahiri: 12 të testuarit nga Vushtrria rezultojnë negativ për koronavirus

Më: 2 prill 2020 Në ora: 18:29
Xhafer Tahiri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se të gjithë të testuarit nga Vushtria kanë dalë negative në testimet për koronavirus.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka bërë me dije se nëntë prej të testuarve ishin kontakt i pacientës 7.

“Të gjithë 12 të testuarit sot nga Vushtrria rezultojnë negativ me #coronavirus  9 nga 12 të testuarit janë kontakt i pacientës 7. Me disciplinë dhe duke ndihmuar njëri tjetrin do ta mposhtim këtë armik të padukshëm”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe një rast të ri me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 126.

“Sot pasdite përfundoi testimi i 58 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive dhe Klinika e Pulmologjisë, ku një (1) prej të cilëve rezultoi pozitive. Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen”, thuhet në njoftim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat