Nika: Do t’ia dalim kundër Koronavirusit se solidarizohemi me njëri-tjetrin pavarësisht rrethanave

Kosova

Nika: Do t’ia dalim kundër Koronavirusit se solidarizohemi me njëri-tjetrin pavarësisht rrethanave

Nga: A.Zh Më: 2 prill 2020 Në ora: 19:50
Bedri Nika

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Drenasit Bedri Nika, ka falënderuar të gjithë udhëheqësit në Komunën e Drenasit, doktorët, infermierët, policët, vullnetarët dhe sanitarët, për sakrificën dhe kujdesin e tyre.

Ai ka thënë se Komuna e Drenasit dhe e gjithë Kosova do t’ia dalë kundër Koronavirusit, pasi sipas tij, populli i Kosovës mishëron kurajo, besnikëri, këmbëngulje dhe solidaritet me njëri-tjetrin pavarësisht rrethanave.

Postimi i Nikës në Facebook:

Përshëndetje!

Ndërsa bashkojmë forcat tona për të luftuar koronavirusin, dua të falënderoj të gjithë udhëheqësit në Komunën e Drenasit, doktorët, infermierët, policët, vullnetarët dhe sanitarët, të gjithë ata që kanë bërë përpara, për të siguruar që të gjithë ne të jemi të sigurt dhe që shërbimet jetësore të vazhdojnë. Faleminderit shumë për sakrificën dhe kujdesin tuaj.

Komuna e Drenasit dhe e gjithë Kosova mund të ja dalim sepse populli jonë mishëron çdo gjë që e gjithë bota adhuron tek ne, ajo është kurajo, besnikëri dhe këmbëngulje, dhe solidariteti me njeri-tjetrin pavarësisht rrethanave.

Ne do t’ia dalim së bashku. Faleminderit nga zemra.

Bedri Nika

LDK , Drenas

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat