21 familje futen në karantinë për shkak të kontakteve me të infektuarit e Topanicës - Bota Sot
21 familje futen në karantinë për shkak të kontakteve me të infektuarit e Topanicës

Kosova

21 familje futen në karantinë për shkak të kontakteve me të infektuarit e Topanicës

Më: 3 prill 2020 Në ora: 20:09
Foto

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se 21 familje janë futur në karantinë, pasi kanë pas kontakte me personat që tashmë janë pozitiv me koronavirus në fshatin Topanicë të këtij qyteti.

“133 persona të këtyre familjeve janë që kanë pas kontakt me të prekurit me Covid-19. Ne jemi duke i identifikuar dhe hulumtuar vazhdimisht personat dhe familjet që kanë pas kontakt me të prekurit e fshatit Topanicë”, tha ai.

“Këtyre personave kemi kërkuar që të iu bëhen testet me radhë që të identifikohen kush është i prekur dhe kush jo”, theksoi Kastrati.

“Gjithashtu kemi angazhuar një market që t’i furnizojë me ushqim, dhe një person t’i furnizojë me barna nëse kanë nevojë. Po ashtu janë angazhuar edhe policia të cilët janë duke qëndruar tek 21 shtëpitë”, ka thënë Kastrati.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat