Tahiri: Pacientja e cila ka rezultuar pozitive me koronavirus është hospitalizuar në klinikën infektive

Kosova

Tahiri: Pacientja e cila ka rezultuar pozitive me koronavirus është hospitalizuar në klinikën infektive

Nga: A.SH Më: 4 prill 2020 Në ora: 23:46
Foto ilustrim

Në Komunën e Vushtrrisë, janë konfirmuar gjithsej 8 raste me koronavirus. Sot ishte rasti tjetër që rezultoi me virus nga kjo koumnë.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se, pacientja e fundit që rezultoi me virus është hospitalizuar në klinikën infective.

“Pacientja është hospitalizuar në klinikën infektive pasi që është udhëzuar nga institucionet shëndetësore në Vushtrri sot me datë 04.04.2020 ku pas testimeve ka rezultuar pozitiv me Covid-19” ka njoftuar në Facebook Tahiri.

Postimi në Facebook:

Rasti i 8-të pozitiv me Coronavirus në Vushtrri

Pacientja është hospitalizuar në klinikën infektive pasi që është udhëzuar nga institucionet shëndetësore në Vushtrri sot me datë 04.04.2020 ku pas testimeve ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Shtabi Emergjent Komunal po ndihmon IKSHPK që të gjurmojnë të gjitha kontaktet e pacientes. Të gjitha hapsirat e institucioneve shëndetësore po dezinfektohen.

Deri në një vendim tjetër, me rekomandim nga institucionet kombëtare, do të ndalohen hyrje daljet në rrugën “Miftar Hasani” në fshatin Smrekonicë, nga Policia e Kosovës.

Luftimi e parandalimi i Coronavirus kërkon bashkëpunim e durim nga të gjithë ne. Deri tani bashkë me juve të dashur qytetarë dhe me institucionet ja kemi dal më mirë se secili shtet në rajon. Le të vazhdojmë bashkë me këtë përkushtim e disciplinë.

Ju lutemi, #rrinshpi ruaje vetën, ruaje familjen, ruaje qytetin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat