Pandemia po e dëmton sektorin e sigurimeve, mos dilni në rrugë pa sigurimin e automjeteve

Kosova

Pandemia po e dëmton sektorin e sigurimeve, mos dilni në rrugë pa sigurimin e automjeteve

Më: 6 prill 2020 Në ora: 13:53
Foto Ilustrim

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku thotë se pandemia e Coronavirusit ka dëmtuar sektorin e sigurimeve dhe se kjo periudhë mund ta përkeqësoj situatën.

Ai apelon se që të mos dilet në rrugë pa sigurimin e automjeteve.

Mazreku tregon se kompanitë e sigurimeve janë duke punuar gjashtë orë në ditë në mënyrë që t’iu ofrohen shërbimet e kërkuara nga qytetarët.

“Si në çdo biznes tjetër në vend, pandemia e Coronavirusit ka dëmtuar tej mase edhe industrinë e sigurimeve në vend, pasi numri i policave të shitura nga kompanitë e sigurimeve ka rënë në minimum, deri sa në anën tjetër në rruge kemi mjaftë automjete që po qarkullojnë, madje edhe pa regjistrim fare. Rritja e numrit të automjeteve ta pa siguruara në këtë fazë edhe më shumë keqëson situatën, pasi që aksidentet që shkaktojnë ata sipas ligjit në fillim duhet të kompensohet nga Fondi i Sigurimit, i cili mirëmbahet nga kompanitë e sigurimit, deri sa më vonë kompanitë kërkojnë rimbursim nga shkaktar i aksidentit”, ka deklaruar Mazreku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat