Në Viti s’ka raste të reja me Coronavirus, por ka nevojë për pajisje mbrojtëse

Kosova

Në Viti s’ka raste të reja me Coronavirus, por ka nevojë për pajisje mbrojtëse

Më: 7 prill 2020 Në ora: 13:09
Haliti

Numri i personave të prekur me Coronavirus nuk është rritur. Ai fatmirësisht ka mbetur i njëjtë në Komunën e Vitisë.

Përpos 7 rasteve të para, atje, as një qytetarë tjetër më nuk ka dalë pozitiv në testin për COVID-19.

Kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, e konfirmoi përmes telefonit se gjendja e këtyre pacientëve është stabile.

“Shumë e mirë është gjendja. Kështu me lajmëruan me herët, para një ore. 2 qytetarë janë të hospitalizuar dhe 5 të tjerë janë në shtëpi. Nuk kemi raste të reja”, u shpreh Haliti.

Personeli shëndetësor në Viti, sipas tij, ka shumë nevojë për pajisje mbrojtëse.

“Kemi maska e dorëza. Jemi mobilizuar. Por kemi nevojë akoma shumë për këto pajisje mbrojtëse”, tregoi Haliti për Front Online.

I pari i Vitisë, tutje, u shpreh i kënaqur me respektimin e të ashtuquajturës orë policore nga ana e qytetarëve të tij.

Komuna e Vitisë është komuna e parë e cila është prekur nga Coronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat