Në Suharekë konfirmohet edhe një rast me koronavirus

Kosova

Në Suharekë konfirmohet edhe një rast me koronavirus

Nga: A.SH Më: 11 prill 2020 Në ora: 21:39
Foto ilustrim

Në komunën e Suharekës, është konfirmuar edhe një rast pozitiv më koronavirus.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se i infektuari vjen nga fshati Semetisht.

Postimi i plotë:

Edhe një rast tjetër e kemi në Komunën e Suharekës me rezultat pozitiv nga virusi Covid-19.

I infektuari është nga fshati Semetisht.

Panikë nuk duhet të ketë, mirëpo situata është serioze dhe ne duhet të respektojmë patjeter rekomandimet nga institucionet shëndetësore.

Të gjitha veprimet e nevojshme ne do t’i ndërmarrim si institucione.

Ju lutem  qëndroni në shtëpi sepse kjo nuk është lojë.

Kjo tejkalohet vetëm me ndihmën tuaj qytetarë të nderuar duke u respektuar rregullat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat