Tahiri jep lajmin e mirë: Të gjitha testet e kryera sot të qytetarëve nga Vushtrria rezultojnë negativ me Covid 19

Kosova

Tahiri jep lajmin e mirë: Të gjitha testet e kryera sot të qytetarëve nga Vushtrria rezultojnë negativ me Covid 19

Nga: A.SH Më: 11 prill 2020 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka dhënë lajmin e mirë për qytetarët e Vushtrrisë duke thënë se të gjithë ata të cilët kanë kryer testet sot, kanë dal negative me Covid 19.

Postimi në Facebook:

Lajm i mirë

Të gjitha testet e kryera sot të qytetarëve nga Vushtrria (6 nga Smrekonica,1 nga Vushtrria + 4 nga Mitrovica, kontakt të infektuarve nga Smrekonica, 11 total) rezultojnë negativ me Covid 19.
Masat tona bashkë me ato të propozuara nga IKSHPK e të vendosura nga MSH po funksionojnë.
Por nga java tjetër nga IKSHPK e MSH do të kemi masa të reja sepse në gjithë Kosovën ka pasur rritje të rasteve me #coronavirus
Prandaj ju lutemi, #rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat