Rudari: Shërohet i infektuari i katërt, Podujeva nuk ka asnjë rast me COVID-19

Kosova

Rudari: Shërohet i infektuari i katërt, Podujeva nuk ka asnjë rast me COVID-19

Më: 12 prill 2020 Në ora: 23:46
Nexhmi Rudari

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka dhënë lajm të mirë për qytetarët e Llapit.

Ai ka njoftuar se në këtë komunë më nuk asnjë person të infektuar me COVID-19.

Sipas Rudatit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar se pacienti i katërt nga Komuna e Podujevës, që kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 para disa ditësh, pas analizave të kryera sot ka rezultuar i shëruar.

Asnjë i infektuar me Covid-19 në Komunën e Podujevës. Sonte ka rezultuar negativ edhe rasti i fundit. Ruani shëndetin tuaj dhe të familjeve tuaja! Rrini në shtëpi!”, ka shkruar Rudari.

Në Komunën e Podujevës kishte katër raste të personave të infektuar me COVID-19, ku fatkeqësisht një i moshuar ndërroi jetë, që ishte edhe viktima e parë e coronavirusit në Kosovë.

Ndërsa tre personat e tjerë tashmë janë të shëruar, duke e bërë këtë komunë pa raste me këtë virus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat