Komuna e Malishevës ndihmon me barna të prekurit me Covid-19

Kosova

Komuna e Malishevës ndihmon me barna të prekurit me Covid-19

Më: 13 prill 2020 Në ora: 20:20
Foto Malisheva

Të prekurit me Covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës që po trajtohen të izoluar në shtëpitë e tyre krahas përballjes me virus përballen edhe me sigurimin e ushqimeve dhe barna, pasi familjet e tyre nuk mund të lëvizin jashtë shtëpive.

Për këtë qëllim Komuna e Malishevës ka siguruar ushqimet dhe barnat e nevojshme për ta.

Edhe sot nënkryetari i Malishevës Hajdin Berisha, në emër të Këshillit Komunal për Menaxhimin e situatës me Covid-19, i ka ndihmuar disa prej familjeve të cilat kanë pasur nevojë për furnizim me barna.

“Këta persona dhe këto familje në asnjë mënyrë nuk mund të stigmatizohen dhe të dallohen nga pjesa tjetër e shoqërisë, por përkundrazi edhe ne si komunë kemi edhe një obligim më shumë që të kujdesemi, pasi përveç që nuk mund të vet furnizohen, këta kanë nevojë edhe për përkrahje morale. Këtë jemi duke e bërë në vazhdimësi, pasi jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe gjithashtu edhe furnizimin e kanë të vazhdueshëm, sipas nevojave që kanë”, tha ai gjatë dërgimit të barnave për disa nga këto familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat