​Komunat po zbatojnë masat e reja të kufizimit të lëvizjes

Kosova

​Komunat po zbatojnë masat e reja të kufizimit të lëvizjes

Më: 15 prill 2020 Në ora: 15:19
Xhafer Gashi

Nga sot me vendim të ministrisë së Shëndetësisë qytetarët e Kosovës do të mund të dalin jashtë shtëpive të tyre vetëm një orë e 30 minuta, dhe kjo mund të bëhet varësisht nga numri i parafundit që ata posedojnë në letërnjoftim. Përkundër që ky vendim pati kundërshtime, ai po gjen zbatim me përpikëri në të gjitha komunat e Kosovës.

Kështu ka thënë përmes telefonit zëvendëskryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Xhafer Gashi i cili tha se për zbatimin e kësaj mase të reja janë duke i bërë përpjekjet maksimale.

Gashi: Të gjitha komunat do të bëjmë përpjekje t’i zbatojmë masat

“Unë besoj që në të gjitha komunat do të bëjmë përpjekje maksimalisht që t’i zbatojnë, sepse të gjitha vendimet që vijnë në këtë rast nga Ministria e Shëndetësisë, dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik do punojmë maksimalisht t ’i zbatojmë dhe implementojmë në përpikëri”, tha ai.

Gashi ka treguar disa nga vështirësitë që komunat kanë hasur në zbatimin e masës për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit.

Gashi: Problemin më të madh e kemi me lëvizjen e njerëzve nga një komunë në tjetrën

“Problemin më të madh e kemi çështjen e lëvizjes së njerëzve nga një komunë në tjetrën me ç’rast duhet të aplikojnë paraprakisht nëpër komuna dhe ne më pastaj t’i dërgojmë në Ministrinë e Punëve të Brendshme që t’i lejohet një leje e veçantë për qarkullim nëse është e domosdoshme”, tha Gashi.

Ai shprehet se komunat janë duke u furnizuar mirë me pajisje mbrojtëse mjekësore nga Ministria e Shëndetësisë.

Xhafer Gashi, i cili është edhe kryetar i Komunës së Obiliqit, thotë se gjendja në këtë komunë është stabile dhe se i kanë ndërmarrë të gj itha masat në parandalimin e pandemisë COVID-19.

Deri sot në Kosovë me COVID-19 kanë rezultuar 387 persona, prej tyre 66 janë shëruar dhe 9 kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat