​Pastrohen pusetat e ujërave të zeza në Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Kosova

​Pastrohen pusetat e ujërave të zeza në Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Më: 18 prill 2020 Në ora: 16:32
​Pastrohen pusetat e ujërave të zeza

Ekipe shtesë të mirëmbajtjes së rrjetit të ujërave të zeza , gjatë ditës së sotme po vazhdojnë me intervenime në puseta të kanalizimit, gjithandej.

Sot janë pastruar mbi 8 puseta të ujërave të zeza në disa zona të shërbimit si në: rruga "Nënë Tereza" në Fushë Kosovë, një intervenim/ zhbllokim pusete në fshatin Henc dhe rruga " Xheladin Hana" në lagjen" Arbëria" në Prishtinë, ndërsa rruga "Muhamet Qami" është inspektuar sot dhe nesër do të realizohen punime të mëdha nga ana e ekipeve të rrjetit të ujërave të zeza.

Puna e tyre nuk ndalon asnjë moment, për të vazhduar edhe më tej deri në orët e vona të mbrëmjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat