Edhe Rahoveci preket nga coronavirusi

Kosova

Edhe Rahoveci preket nga coronavirusi

Më: 24 prill 2020 Në ora: 22:00
Ilustrim

Qyteti i Rahovecit deri më sot ka qenë imun për sa i përket rasteve me virusin COVID-19.

Bazuar në rezultatet e IKSHpK-së sonte në këtë qytet janë shënuar dy rastet e para me koronavirus.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) raste nga komuna e Gjilanit (sipas vendbanimit: shtatë (7) raste Gjilan, shtatë (7) raste Livoç i epërm dhe një (1) rast Kosaçë),  gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit: pesë (5) raste Prizren dhe një (1) rast Gërnçar),  pesë (5) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: katër (4) raste Mirash dhe një (1) rast Ferizaj), dy (2) raste me vendbanim në Rahovec, dy (2) raste nga komuna e Dragashit ( sipas vendbanimit një (1) rast Zaplluzhë dhe një (1) rast Plavë) dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prishtinë, Skenderaj, Lladrovc-Malishevë dhe Zveçan”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat