Në Rahovec, nga 17 mostra të testuara, 14 prej tyre rezultojnë pozitive me COVID-19

Kosova

Në Rahovec, nga 17 mostra të testuara, 14 prej tyre rezultojnë pozitive me COVID-19

Nga: A.SH Më: 25 prill 2020 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

Nga njoftimi i IKPSH në Rahovec janë konfirmuar 14 raste positive nga 17 mostra të testuara.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, duke kërkuar disiplinë dhe kujdes për të fituar luftën ndaj infeksionit COVID-19.

Shkrimi në Facebook:

Të dashur qytetarë,

Nga 17 mostra të marra sot në Rahovec, të tëra këto raste kontakti të dy pacienteve të infektuara me COVID-19, nga IKSHP sapo mora konfirmimin që kemi 14 raste POZITIV, në komunën tonë.

Pra, nga ju kërkohet disiplinë dhe kujdes për të fituar luftën ndaj infeksionit COVID-19.

Nuk ka vend për panik, por që duhet të jemi të kujdesshëm e të qëndrojmë në shtëpi në menyrë që të tejkalojmë me sukses këtë situatë, ju lutem evitoni daljet pa nevojë në grupe dhe ndaloni vizitat tek familjarët.

Ne situatën e kemi në kontroll, por kësaj radhe na nevojitet edhe ndihma juaj të e tejkalojmë bashkë edhe këtë sdidë.

#RRINËSHTËPI

SL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat