Komuna e Malishevës ka njoftuar se ka filluar fushata e dezinsektimit të zonave endemike, kundër rriqrave, të cilët janë bartës të virusit të EHKK.
Kjo është bërë në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).
“Dezinsektimi i zonave endemike, bëhet në bashkërendim të aktiviteteve në mes të Komunës së Malishevës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike e ministrive përgjegjëse, ndërsa financohet nga Ministria e Bujqësisë”, thuhet në njoftimin e komunës.