Mbi 10 mijë testime në Kosovë

Kosova

Mbi 10 mijë testime në Kosovë

Më: 12 maj 2020 Në ora: 07:52
Ilustrim

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR tashmë janë zhvilluar mbi 10 mijë testime.

Nga data 08 shkurt deri më 11 maj 2020, janë testuar saktësisht 10.130 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 895 raste, me gjithsej 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndryshe, në Kosovë në dy ditët e fundit lakorja e rasteve aktive është rritur. Aktualisht në vend janë 210 raste aktive me COVID-19.

Gjatë ditës së hënë janë shëruar edhe dy pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 657 raste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat