Këta janë disa nga imazhet që tregojnë disa nga dëmet e shkaktuara në Pejë të premten.
Erërat e fuqishme që përfshin vendin nuk kaluan pa pasoja.
Por jo vetëm në Pejë, dëme u shkaktuan edhe në zona të tjera.
Nehat Pacollit nga Komuna e Lipjanit për shkak të erërave iu dëmtua biznesi i lodrave që gjendet në mes të sheshit.
Mbuloja e tij pothuajse u shkatërrua nga era e fuqishme që fryu të premten vonë.
Veç erës së fortë, Pacollit iu dëmtua biznesi edhe nga pandemia.
Ai bën përgjegjës Ministrinë dhe qeverinë për humbjet gjatë këtyre muajve.
E jo vetëm ky biznes, edhe shumë të tjera në Komunën e Lipjanit kanë pësuar rënie për shkak të pandemisë së Covid 19.
Drejtori i drejtorisë për Zhvillim dhe Ekonomi në këtë Komunë, Bekim Shabani thotë se ua kanë krijuar lehtësira bizneseve.
Shabani shprehet optimist për fazën e dytë lehtësuese të masave, e cila fillon të hënën.
Ndërkohë përfaqësues të bizneseve në vend janë shprehur vazhdimisht se janë në pritje të pakos së dytë të Qeverisë, që ka synim rimëkëmbjen e ekonomisë.