Tahiri: Reduktimet e ujit, papërgjegjësi totale dhe shkelje serioze e ligjit nga KRU Mitrovica

Kosova

Tahiri: Reduktimet e ujit, papërgjegjësi totale dhe shkelje serioze e ligjit nga KRU Mitrovica

Nga: A.SH Më: 18 maj 2020 Në ora: 16:38
Xhafer Tahiri

Qyteti i Vushtrrisë po ankohet për reduktime të ujit të pijes.

Për këtë ka reaguar kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri duke thënë se, këto reduktime në kohë pandemie në Vushtrri janë papërgjegjësi totale dhe shkelje serioze e ligjit nga KRU Mitrovica njësia në Vushtrri.

Ai shprehet se, ujë ka mjaftueshëm dhe sipas tij dikush me qëllim po dëshiron të dënoj një qytet me reduktime. Me ligj reduktimet janë të ndaluara.

Reagimi i plotë:

Reduktimet e ujit në kohë pandemie në Vushtrri janë papërgjegjësi totale dhe shkelje serioze e ligjit nga KRU Mitrovica njësia në Vushtrri. Ujë ka mjaftueshëm dikush me qëllim po dëshiron të dënoj një qytet me reduktime. Me ligj reduktimet janë të ndaluara.
Komuna e Vushtrrisë, Drejtoria e Shërbimeve Publike nuk ka pranuar asnjëherë njoftim për arsyet e reduktimeve të ujit e aq më pak orar të reduktimeve. Arsyetimi që ka shpenzime të tepërta e keqpërdorime të ujit nuk qëndron sepse që nga fillimi i vitit 2020, nuk ka asnje fletë paraqitje për keqpërodrim të ujit nga KRU Mitrovica /Njësia në Vushtrri në inspektoratin e Komunës. Për më tepër qe 2 muaj bizneset e Vushtrrisë kanë qenë të mbyllura.
Komuna ka ofruar bashkëpunim të plotë KRU Mitrovica, por papërgjegjësia e menaxhmentit të KRU Mitrovica/Njësia në Vushtrri po i dëmton rëndë qytetarët.
Një individ nuk do të lejohet të dënojë e shantazhojë një qytet.
Komuna e Vushtrrisë kërkon nga KRU Mitrovica të merren masa menjëherë, ndryshe do të shqyrtohet ngrirja e bashkëpunimit dhe inicimi i procedurave ligjore ndaj përgjegjësve të Njësisë së KRU Mitrovica në Vushtrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat