“Replika”: BE-ja po e largon nga agjenda liberalizimin e vizave për Kosovën - Bota Sot
“Replika”: BE-ja po e largon nga agjenda liberalizimin e vizave për Kosovën

Kosova

“Replika”: BE-ja po e largon nga agjenda liberalizimin e vizave për Kosovën

Më: 21 maj 2020 Në ora: 17:26
Një grup i aktivistëve të pavarur “Replikë” ka realizuar një aksion rrugor para zyrës të Bashkimit Evropian në Kosovë

Një grup i aktivistëve të pavarur “Replikë” ka realizuar një aksion rrugor para zyrës të Bashkimit Evropian në Kosovë për izolimin e qytetarëve si pasojë e mos-liberalizimit të vizave.  

“Bashkimi Evropian tash e një kohë është duke e larguar nga agjenda çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, edhe pse janë plotësuar të gjitha kriteret nga ana e Kosovës. Bashkimi Evropian përmes këtyre veprimeve po tregon qasje ksenofobike ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, duke i diskriminuar dhe privuar nga lëvizja e lirë pa ndonjë arsye logjike dhe demokratike”, thuhet në komunikatë.

“Sot, e vendosem një pëlhurë në hyrje të zyrës në mënyrë që zyrtarët e këtij institucioni të bashkëndjenjë dhe reflektojnë për qytetarët e Kosovës, të cilët padrejtësisht jemi të izoluar dhe të pabarabartë me personat e tjerë të kontinentit të Evropës”, thuhet në këtë komunikatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat