Banorët në Plemetin, ankohen se virusin e kanë brenda në shtëpi - Bota Sot
Banorët në Plemetin, ankohen se virusin e kanë brenda në shtëpi

Kosova

Banorët në Plemetin, ankohen se virusin e kanë brenda në shtëpi

Më: 23 maj 2020 Në ora: 13:44
Banorët në Plemetin

Përderisa e gjithë bota është goditur nga virusi, COVID- 19, dhe Institucionet e Shëndetësisë po bëjnë thirrje për të mbajtur higjienën, banorët e një pjese të fshatit Plemetin ankohen se nuk mund ta mbajnë pastërtinë në kushtet në të cilat jetojnë.

E.B, banore e komunitetit rom, në reportazhin “Fokus Story” ka thënë se virusi gjendet brenda banesës së saj.

Ajo duke treguar për këtë objekt në të cilin banon, e që herë pas here e lëshon edhe ujin brenda e si pasojë e tërë banesa i është mykur, ka thënë se edhe aty është një virus në vete.

Nga kjo gjendje thotë se po i sëmuren fëmijët.

“Kqyr këtu po na zinet vetë sëmundja, brenda në shtëpi ske më çka të mbrohesh. Po më rrezikohen edhe fëmijët”, ka thënë E.B.

Po ashtu pak më poshtë në këtë lagje një banore tjetër e këtij komuniteti, ka thënë në “Fokus Story” se mbeturinat i kanë zënë derën e shtëpisë.

Safete Gashi edhe pse në kushte të vështira pasiçë banon në barakë, ka vetëm një kërkese, që Komuna e Obiliqit të dërgojë dikë për të hequr këto mbeturina të cilat e kanë rrethuar hapësirën ku ajo banon.

“I kisha ba thirrje Komunës së Obiliqit, që të vinë dikush dhe ta heqin këtë bërllog. Shikoni këtu ka bërllog, ka permas atje dhe në çdo pjesë. Neve po na rrezikohen edhe fëmijët. Djali jem dje e ka pre dorën në xhamat që gjenden në këta bërllogë. Ata janë fmi spo din kanë qef me lujt e spo kan ku”, ka thënë Gashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat