Bahtiri uron Fitër Bajramin: Paqja, solidariteti, begatia,dhe mirëqenia, ju përcjellshin në këtë festë dhe gjatë gjithë jetës

Kosova

Bahtiri uron Fitër Bajramin: Paqja, solidariteti, begatia,dhe mirëqenia, ju përcjellshin në këtë festë dhe gjatë gjithë jetës

Nga: A.SH Më: 23 maj 2020 Në ora: 22:56
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka uruar festën e Fitër Bajramit duke thënë se, e presim me gëzim Fitër Bajramin, por jemi të kufizuar në faljen e tij dhe lëvizjet tona që duhet të jenë të kufizuara për shkak të pandemisë.

Postimi në Facebook:

Të dashur besimtarë të fesë Islame,

URIME FESTA E FITËR BAJRAMIT!

Ky muaj i madhërishëm i Ramazanit ishte më sfidues se sa herave tjera, pasi që krahas agjërimit kemi pasur edhe një obligim të rëndësishëm njerëzor, të mbrohemi nga koronavirusi COVID-19.

Uroj që secilit prej agjëruesve t'iu është pranuar sakrifica e agjërimit dhe lutjet nga Allahu.

Nesër e presim me gëzim Fitër Bajramin, por që jemi të kufizuar në faljen e tij dhe lëvizjet tona që duhet të jenë të kufizuara për shkak të pandemisë.

Paqja, solidariteti, begatia, harmonia dhe mirëqenia, ju përcjellshin në këtë festë dhe gjatë gjithë jetës.

AB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat