Në këtë komunë paraqitet rast i ri me koronavirus pas 30 ditësh

Kosova

Në këtë komunë paraqitet rast i ri me koronavirus pas 30 ditësh

Më: 30 maj 2020 Në ora: 08:22
Ilustrim

Në Malishevë është paraqitur një rast i ri me COVID-19 pas 30 ditësh kur kjo komunë regjistroi rastin e fundit pozitiv.

Nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha thotë se qytetari në fjalë pasi është futur në Kosovë nga Mali i Zi ka qëndruar në karantinë në Qendrën e Studentëve për 10 ditë e që më pas është testuar dhe liruar për në shtëpi.

“Më datën 23 pasi ka rezultuar negativ është liruar nga karantina ku po mbahej në Qendrën e Studentëve dhe dje i janë paraqitur simptomat ku pas testimit ka rezultuar pozitiv”, tha Berisha.

Ai thotë se pos familjarëve të këtij pacienti duhet parë nëse edhe katër shokët e tij me të cilët kanë ardhur bashkë nga Mali i Zi janë prekur me COVID-19.

“Me të njëjtit kanë qëndruar në karantinë dhe kanë dalë në të njëjtën kohë nga karantina. Ditëve në vijim duhet bërë përsëri testet edhe për këta qytetarë”, tha Berisha për RTV Dukagjinin.

Ndryshe, Berisha thotë se pos këtij rasti, në Malishevë rasti i fundit me koronavirus ishte paraqitur para 30 ditëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat