​Gashi dhe Ibrahimi diskutojnë për koordinimin mes nivelit qendror dhe atij lokal përmes AKK-së - Bota Sot
​Gashi dhe Ibrahimi diskutojnë për koordinimin mes nivelit qendror dhe atij lokal përmes AKK-së

Kosova

​Gashi dhe Ibrahimi diskutojnë për koordinimin mes nivelit qendror dhe atij lokal përmes AKK-së

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 20:02
Xhafer Gashi dhe Sazan Ibrahimi

Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi ka pritur sot në takim drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) Sazan Ibrahimi, të cilin e ka njoftuar për situatën me Covid-19 në këtë komunë, punën e shtabit emergjent lokal dhe planet komunale për veprim në parandalim të këtij virusi.

Në takim u diskutua edhe për sfidat me të cilat janë përballur komunat e Kosovës gjatë kësaj situate dhe për koordinimin mes nivelit qendror dhe atij lokal përmes asociacionit të komunave.

Kryetari Gashi në shenjë falënderimi në përkrahjen e komunave dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm i ka ndarë drejtorit ekzekutiv të AKK-së Sazan Ibrahimi një mirënjohje nga komuna e Obiliqit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat