​Nis ndërtimi i bibliotekës në Obiliq

Kosova

​Nis ndërtimi i bibliotekës në Obiliq

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Në kuadër të kremtimit të ditës së çlirimit të komunës së Obiliqit, sot është bërë vënia e gurthemelit për ndërtimin e bibliotekës së qytetit.

Me këtë rast, kryetari i komunës, Xhefer Gashi, tha se për nder të kësaj dite kanë nis punën për këtë bibliotekë, e cila është e domosdoshme për të rinjët dhe studentët.

Gashi: Kjo bibliotekë ishte e domosdoshme për Obiliqin

“Që në këtë ditë të bëjmë edhe gurthemelin e bibliotekës së qytetit me qëllim që të krijohet një mundësi më shumë për të rinjët, për studentët tanë që e kanë shumë të domosdoshme. Hapësira totale duhet të jetë diku rreth 750 metra katror, projekti në total është 272 mijë euro dhe afati kohorë është 120 ditë pune për realizimin e projektit“, tha ai.

Përndryshe, kuvendi komunal në këtë komunë, ka mbajtur edhe një seancë solemne për ditën e çlirimit, ku u vlerësua lartë sakrifica dhe kontribut i të rënëve për liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat