Tragjike: I jep fund jetës studentja e shkëlqyer 19-vjeçare nga Deçani

Kosova

Tragjike: I jep fund jetës studentja e shkëlqyer 19-vjeçare nga Deçani

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Heroina Mehmetaj, studente e shkëlqyer e Fakultetit Juridik në Pejë, 19-vjeçarja nga fshati Gllogjan i Deçanit është gjetur e vdekur mëngjesin e sotëm.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në mëngjesin e sotëm Policia Rajonale e Pejës ka gjetur një trup të pajetë në fshatin Gllogjan të Deçanit. Viktima është e gjinisë femërore dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, tha Gashi.

Zëdhënësi i policisë njoftoi se janë duke vazhduar hetimet lidhur me këtë rast.

Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se janë duke e pritur rasportin e IML-së lidhur me trupin e pajetë të vajzës.

“Po, pasi që e kemi pranuar informatën në Prokurorinë Themelore e Pejës, përkatësisht departamenti për krime të rënda, prokurori kujdesar së bashku me njësitë kompetente kanë dalë në vendin e ngjarje. Bëhet fjalë për një trup të pa jetë të gjinisë femërore. E njëjta, me vendim të prokurorit të Shtetit është dërguar për obduksion. Hetimet do të vazhdojnë deri në zbardhjen e rastit”, tha Nikçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat