Haskuka tregon se si u infektuan rastet e fundit me koronavirus në Prizren

Kosova

Haskuka tregon se si u infektuan rastet e fundit me koronavirus në Prizren

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 23:19
Prizereni

Në Komunën e Prizrenit sot janë konfirmuar edhe 18 raste me koronavirus. Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se këto raste të konfirmuara janë raste të kontakteve të mëparshme.Në mesin e tyre ka të infektuar edhe në një kompani private.

Haskuka tha se mostrat e rezultateve të sotme janë marrë më 13 qershor.

“Sot janë konfirmuar 18 raste në Prizren. Personat që kanë rezultuar sot pozitiv me koronavirus janë testuar para dy ditësh, e prej tyre janë raste të kontakteve të mëhershme por ka raste edhe nga një kompani private. Mirëpo, ata nuk kanë punuar deri sot”, ka thënë Haskuka.

Haskuka shtoi se për herë të parë personat e infektuar me koronavirus kanë mbiemra të ndryshëm.

“Si në shumë vende të Kosovës, me lehtësimin e masave po është problem të gjurmohen rastet, sepse po del se nuk janë të lidhura me njëri tjetrin. Por, sot ka qenë hera e parë që e kemi një numër të madh të njerëzve që kanë mbiemra  të ndryshëm” ka deklaruar Haskuka në Rtv Dukagjini.

Ai po ashtu se për shkak të lirimit të masave është më e vështirë që të gjurmohen rastet e reja të regjistruara.

Komuna e Prizrenti deri më tash ka 73 raste aktive me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat