Tahiri për rastin tragjik në Milloshevë: Qeveria do të jetë pranë familjeve

Kosova

Tahiri për rastin tragjik në Milloshevë: Qeveria do të jetë pranë familjeve

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 21:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ka vizituar kryetarin e Obiliqit, Xhafer Gashi, për t’u njohur për së afërmi me ngjarjen tragjike që ndodhi në Milloshevë ku humben jetën dy fëmijë.

Tahiri ka thënë se qeveria e Kosovës do të jetë pranë familjeve dhe cdo qytetqar inë këso situatash të rënda.

Ky është postimi i tij i plotë në FCB:

Vdekja tragjike e dy fëmijëve të moshës 9-të dhe 11-vjeçare në Milloshevë të Komunës së Obiliqit, është moment i rëndë për familjen, institucionet dhe qytetarët e vendit. Me dhimbje të thellë për humbjen e jetës së dy fëmijëve, shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjen Tërbunja dhe Salihu, të afërmit, Komunën e Obiliqit dhe të gjithë qytetarët.

Nga kryetari Gashi u njoftova për reagimin dhe mobilizimin e Komunës së Obiliqit, Komandantit të Stacionit dhe zyrtarëve policor, FSK-së, stafit mjekësor dhe ekipeve tjera të emergjencës komunale.

Qeveria e Kosovës do të jetë pranë familjes, qytetarëve, Komunave dhe komuniteteve, për të përballuar e për të parandaluar këso situata, në mënyrë që rastet si kjo të mos përsëriten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat