Infektohen 4 punëtorë shëndetësor me koronavirus në Lipjan

Kosova

Infektohen 4 punëtorë shëndetësor me koronavirus në Lipjan

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 23:06
Foto ilustrim

Sonte shtatë raste pozitive me koronavirus kanë rezultuar në komunën e Lipjanit.

Në mesin e tyre janë katër punëtorë shëndetësor pozitiv në testin e Covid-19.

Merita Bytyqi, drejtoreshë e Shëndetësisë në Lipjan në RTV Dukagjini ka thënë se nuk ka rrezik në mbarëvajtjen e punës në Qendrën e Mjekësisë.

“Gati 2 muaj nuk patëm raste pozitiv,por kur rastet e shtuan në të gjitha qytet edhe tek ne ishin të pashmangshme.

47 raste pozitive janë në Lipjan”, tha Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat