Probleme me sistemin e oksigjenit në infektivë - Bota Sot
Probleme me sistemin e oksigjenit në infektivë

Kosova

Probleme me sistemin e oksigjenit në infektivë

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 10:35
QKUK

Qysh nga mëngjes është parë numër i madh i forcave policore në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Policia gjithashtu ka bllokuar hyrje-daljet nga Klinika Infektive.

Zyrtarisht ende nuk është dhënë një përgjigje për këtë shtim të numri të policëve, por Insajderi mëson se arsyeje e grumbullimit të Policisë mund të jetë problemi që po ndodhë me sistemin e oksigjenit në Infektivë.

Siç i ka thënë Insajderit një burim brenda QKUK-së, janë vërejtur probleme me sistemin e gypave nëpër të cilët kalon oksigjeni.

Oksigjeni në QKUK dhe rrjedhimisht Infektivë është i lidhur me sistem të gypave, të cilët janë të vendosur nëpër mure dhe pastaj bëhet lidhja e kabllove që më pas të qarkullojë oksigjeni lirshëm. Pastaj sipas nevoje rritet apo ulet niveli i oksigjenit në mënyrë manuale. Dhe është ky sistem i furnizimit me oksigjen që po ka telashe pasi po ka probleme të kalimit të oksigjenit nëpër gypa.

Gjithsesi, ende nuk është dhënë një përgjigje zyrtare as për problemin e gypave e as për arsyen e shtimit të numrit të policëve ne QKUK.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat