​Latifi ngushëllon familjen e inspektorit të ndjerë Sabahajdin Qeska - Bota Sot
​Latifi ngushëllon familjen e inspektorit të ndjerë Sabahajdin Qeska

Kosova

​Latifi ngushëllon familjen e inspektorit të ndjerë Sabahajdin Qeska

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 22:25
Sabahajdin Qeska

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me rastin e vdekjes së Sabahajdin Qeskës, ka ngushëlluare familjen e të ndjerit.

Në një postim në Facebook, Latifi shkruan se Sabahajdin Qeska, do të kujtohet me respektin më të madh për angazhimin e tij në shërbim të shoqërisë dhe punën e tij si inspektor në komunën e Rahovecit.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të kolegut dhe inspektorit të komunës së Rahovecit, Sabahajdin Qeska.

Sabahajdin Qeska, do të kujtohet gjatë e me respektin më të madh për angazhimin e tij jetësor në shërbim të shoqërisë, po ashtu, edhe për punën e tij në komunën e Rahovecit, ku tash e sa vite ka dhënë kontributin e tij si Inspektor.

Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi, me rastin e vdekjes së Sabahajdinit, në emër të të gjithë qytetarëve të komunës së Rahovecit dhe në emër timin, familjes Qeska, farefisit, miqve dhe bashkëpunëtorëve, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta! I përjetshëm kujtimi i tij!

Ndryshe, Sabahajdin Qeska ka ndërruar sot jetë si pasojë e infeksionit COVID-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat