Komuna e Shimes pranon donacion nga UNMIK

Kosova

Komuna e Shimes pranon donacion nga UNMIK

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 15:53
Donacion nga UNMIK

Gjatë ditës komuna e Shtimes ka pranuar një donacion prej 56 pako me maska dhe 34 pako me dorëza, për menaxhim të pandemisë, si dhe 22 tablet për fëmijët që të ndjekin mësimin online, donacion ky nga UNMIK-u.

Në emër të qytetarëve të komunës së Shtimes, kryetari Ismajli, ka falënderuar UNMIK-un për donacionin e dhuruar si dhe të gjithë donatorët e tjerë për përkrahjen e vazhdueshme në luftimin e pandemisë COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat