Në QKUK dhe spitalet rajonale po trajtohen 303 pacientë me COVID-19, 38 në gjendje të rëndë

Kosova

Në QKUK dhe spitalet rajonale po trajtohen 303 pacientë me COVID-19, 38 në gjendje të rëndë

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 15:40
QKUK

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka bërë të ditur se nëpër klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale, gjithsej janë duke u trajtuar 564 pacientë, prej të cilëve 303 janë pacientë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa pjesa tjetër po presin rezultatet e testeve.

Sipas Krasniqit 38 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Sot sipas raportit kemi 564 pacientë të hospitalizuar, prej tyre 303 janë të infektuar, ndërsa të tjerët janë duke pritur rezultatet për tu konfirmuar apo përjashtuar si të infektuar nga sëmundja COVID-19, nga ta 38 në gjendje më të rënduar, të  në respirator, 14 janë të intubuar, ndërsa 24 tjerë janë të kyçur në metoda tjera respiratorë që i njohim si cipan”, tha Krasniqi gjatë konferencës për medie. /Telegrafi/

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën katër persona, raste të reja janë konfirmuar 142  kurse janë shëruar 101  pacientë.

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani në një konferencë për media njoftoi se në 24-orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 485  mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 142 raste pozitive.

Ramadani theksoi se situata është duke u normalizuar sa i përket pandemisë COVID-19.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Klinë, Malishevë, Shtime dhe Zveçan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat