Vendi ynë sot do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik, ku në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i nxehtë dhe relativisht i qetë.
Pasi që indeksi UV mbetet i lartë, duhet të keni parasysh këshillat e IKSHPK-së për kujdesje nga rrezet e diellit të orëve të mesditës.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se do të fryjë erë e lehtë mesatare nga drejtimi i verilindjes në rrafshin e Kosovës, ndërsa në Dukagjin do të fryjë erë nga i njëjti drejtim me shpejtësi maksimale deri 11m/s.