Policia dhe Inspektorati me aksion edhe në Skenderaj

Kosova

Policia dhe Inspektorati me aksion edhe në Skenderaj

Nga: A.SH Më: 2 gusht 2020 Në ora: 22:23
Foto

Policia e Kosovës kanë dalë në aksion edhe në qytetin e Skënderajt.

Kryetari Bekim Jashari së bashku me drejtorin e inspektoratit, Arton Veliu shoqëruan Njësitin e Reagimit të Shpejtë.

Ata bizneseve dhe qytetarëve u bëmë thirrje që të respektojnë masat sepse vetëm kështu mund të mundim këtë pandemic.

Shkrimi në Facebook:

Sonte, bashkë me drejtorin e inspektoratit, Arton Veliu shoqëruam Njësitin e Reagimit të Shpejtë gjatë inspektimit që ky njësit i bëri bizneseve të qytetit tonë rreth respektimit të masave qeveritare për parandalimin e infeksionit COVID-19.

I falënderova policët tonë për angazhimin dhe profesionalizmin e tyre të treguar edhe në këtë kohë pandemie, nga ana tjetër nga bizneset dhe qytetarët që takuam kërkuam që të respektohen masat preventive sepse vetëm kështu mund të mundim këtë pandemi.

Pas inspektimeve që bëri Njësia e Reagimit të Shpejtë, bashkë me Ademin dhe Hamëzen e ri bëmë foto me policët tanë, tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, në Skenderaj.

Krenar me Policinë tonë, krenar me historinë tonë të lavdishme!

#vendosmaskën

#shpëtojetë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat