Sqarohet komuna e Mitrovicës, tregon pse nuk e përfshiu vajzën nga komuniteti rom në pllakën përkujtimore

Kosova

Sqarohet komuna e Mitrovicës, tregon pse nuk e përfshiu vajzën nga komuniteti rom në pllakën përkujtimore

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 13:08
Foto pllakata

Komuna e Mitrovicës ka reaguar pasi u tha se nuk u përfshi në pllakën përkujtimore kushtuar viktimave të masakrës së 13 Marsit 1999 në tregun e Mitrovicës emri i një vajze nga komuniteti romë.

“Komuna e Mitrovicës, priti me shqetësim reagimin e djeshëm të  Shkëlzen Gashi, për mungesën e emrit të vogëlushes së ndjerë Elizabeta Hasani nga komuniteti rom, në pllakën përkujtimore kushtuar viktimave të masakrës së 13 Marsit 1999 në tregun e Mitrovicës, ku sipas informatave zyrtare të cilat i kemi pasur deri më tani të siguruara nga zyra rajonale e KMLDNJ-së, dhe zyrës për viktimat e luftës në kuadër të Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, kanë figuruar 6 të vrarë dhe 128 të plagosur, disa më rëndë e disa më lehtë. Të dhënat e njëjta kanë qëndruar për 20 vite edhe në pllakën e vjetër përkujtimore e cila është zëvendësuar me pllakën e re, pa asnjë reagim”, bëhet e ditur në sqarimin e kësaj komune.

Kjo komunë thekson se asnjëherë nuk ka marrë vendimi diskriminuese dhe paragjykuese.

“Komuna e Mitrovicës asnjëherë nuk ka marrë veprime diskriminuese dhe paragjykuese, përkundrazi gjithmonë ka pasur qasje progresive ndaj komuniteteve pakicë në Mitrovicë, gjë që dokumentohet me takime të shpeshta në Komunë dhe në komunitetet, por edhe me investime infrastrukturore në lagjet ku kryesisht jetojnë, dhe jemi komuna e vetme në Kosovë që e kemi Qendrën e Kulturës enkas për komunitete, ku i zhvillojnë aktivitetet e tyre kulturore, debatet mbi forcimin e rolit të gruas e të rinjve dhe integrimin e plotë në shoqëri”, thuhet në komunikatë.

Tutje kjo komunë të bën të ditur se një vit para ngritjes së pllakës përkujtimore, respektivisht me datë 03.04.2019, kemi bërë thirrje publike përmes ëeb faqes zyrtare të komunës për gjithë ata që kanë informata për viktimat dhe të lënduarit, që të lajmërohen në zyrën tonë për të pasur evidence sa më të plotë.

Mëtej thekson se gabimi eventual edhe pse pa fajin e Komunës dhe pa asnjë qëllim do të përmirësohet pa asnjë hezitim. Po ashtu mendojmë se roli i shoqërisë civile është të këshilloj dhe sugjeroj e jo të sulmoj pa ndonjë debat paraprak. Tek e fundit as ata nuk mund të i ikin përgjegjësisë për fshehje të faktit krejt këto vite, nëse i kanë pasur në dispozicion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat