Sonte inspektime dhe kontrolle nëpër të gjithë Kosovën

Kosova

Sonte inspektime dhe kontrolle nëpër të gjithë Kosovën

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Sonte ekipet e inspeksionit bashkë me policinë pritet të dalin në terren më herët se që kishte ndodhur herëve të kaluara.

Inspektimet pritet të ndodhin nëpër gjithë territorin e Kosovës.

Ekipe inspektuese bashkë me policinë do te ketë në Prizren, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj e Gjakovë.

Vetëm në Prishtinë 11 ekipe të ndryshme pritet të inspektojnë situatën tek sektori i Gastronimisë.

Ekipe të veçanta pritet të shpërndahen te Kafet e Vogla, Rruga B, rruga Rexhep Luci në qendër e Dardania. Po ashtu ekipet pritet të shpërndahen edhe nëpër lokalet në periferi të Prishtinës.

Nuk do të ketë tolerime të shpërfilljes së rregullores së ministrisë, e cila përfshin distancën, higjienën dhe orarin e punës.

Shkelësit e rregullores sipas burimeve brenda Ministrisë do të përballen me gjoba, deri në mbyllje të plotë të lokaleve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat