Shërohen 3 persona nga koronavirusi në Deçan, shkon në 38 numri i rasteve aktive

Kosova

Shërohen 3 persona nga koronavirusi në Deçan, shkon në 38 numri i rasteve aktive

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 22:26
Bashkim Ramosaj

Janë konfirmuar edhe 4 raste të reja me koronavirus në Komunën e Deçanit.

Sipas një postimi të kryetarit të kësaj komune në Facebook, Bashkim Ramosaj, numri i rasteve aktive me koronavirus është 38.

Ndërsa, numri i të infektuarve në total ka shkuar në 66, ku për 24 orë u shëruan 3 persona nga koronavirusi.

“Sot nga IKShPK u njoftuam se kemi edhe katër (4) raste pozitive të identifikuara me #COVID19 dhe tre (3) të sheruar plotësisht. Numri i rasteve aktive të mbetura në komunën tonë me virusin SARS-CoV-2 është 38 të sheruar janë 28 dhe totali i rasteve deri më sot është 66″ , ka shkruar Ramosaj.

Sot u konfirmuan 190 raste të reja me koronavirus në Kosovë si dhe 12 viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat