Ndahen 210 mijë euro për shërbime funerale të të vdekurve nga COVID-19 - Bota Sot
Ndahen 210 mijë euro për shërbime funerale të të vdekurve nga COVID-19

Kosova

Ndahen 210 mijë euro për shërbime funerale të të vdekurve nga COVID-19

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka ndarë rreth 210 mijë euro për shërbime funerale të të vdekurve nga COVID-19.

Përmes njoftimit për dhënie të kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik është bërë me dije se kohëzgjatja e kontratës është për 12 muaj.

Për këtë tender kanë aplikuar tri kompani, por që fituese është shpallur kompania Blerim Nreci B.I.

Kontrata është dhënë më 7 gusht, derisa nënshkrimi është bërë sot.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat