​Tre të shëruar dhe tri raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Kosova

​Tre të shëruar dhe tri raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Më: 16 gusht 2020 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Sot në Komunën e Malishevës, tre persona të prekur me COVID-19, janë shëruar plotësisht, ndërsa janë regjistruar edhe tri raste të reja.

Kjo është bërë e ditur në komunikimin zyrtar që mban Komuna e Malishevës me IKSHPK-në.

Rastet e reja me COVID-19, janë konfirmuar në Malishevë, Bubavec dhe Llapçevë.

Që nga data 14 mars kur është regjistruar rasti i parë e deri më sot, me COVID-19 në Komunën e Malishevës janë konfirmuar 178 raste, prej tyre 119 janë të shëruar, 46 janë ende aktive dhe 13 kanë përfunduar me fatalitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat