Mala: Manastiri i Deçanit është trashëgimi e Kosovës, jo e serbëve

Kosova

Mala: Manastiri i Deçanit është trashëgimi e Kosovës, jo e serbëve

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 19:16
Muhamet Mala

Historiani Muhamet Mala ka thënë se Manastiri i Deçanit është trashëgimi e Kosovës dhe jo e serbëve.

Në emisionin ne media, ai ka shtuar se kisha ortodokse serbe e ka politizuar këtë gjë dhe vazhdon ta bëjë të njëjtën gjë.

“Kisha ortodokse serbe e institucionalizoi Manastirin e Deçanit. Vet ndërtuesi i kishës, Vitia Kuqi – një arkitekt punëtor prej Kotorit e ka sjellë frymën e stilit romanik.

“Në fillim të ndërtimit ka pasur ankesa ndaj atyre punëtorëve se banorët vendas po rezistojnë për shkak të përvetësimit të kishës së tyre. Sepse aty ka qenë edhe një kishë tjetër”.

“Manastiri i Deçanit është trashëgimi kulturore e Kosovës dhe jo e serbëve”.

“Fakti i paralajmërimit për fillimin e bisedimeve dhe inicimi i këtij problemi janë në harmoni të plotë me politikën”.

“Kjo është që ata ta materializojnë duke marrë edhe më tepër që u është ofruar. Mendoj se ai ligj që është bërë e bën një diskriminim pozitiv për rolin e kishave”.

“Nuk i është dhënë hapësirë aspektit historik, por vetëm aspektit juridik. Kisha ortodokse serbe ka ditur ta shfrytëzojë në maksimum këtë gjë”.

“Edhe gjatë periudhës osmane dhe shqiptare ku ata e kishin një lloj autonomie, patrikana e Pejës nuk ka qenë e rrethuar me mure. Sot është edhe pse nuk është e rrezikuar nga askush”.

“Ato mure janë të ndërtuara nga kullat shqiptare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat