Në fshatin Mirushë të Malishevës, po rregullohen dy rrugë

Kosova

Në fshatin Mirushë të Malishevës, po rregullohen dy rrugë

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 14:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore në vendbanimet e Komunës së Malishevës, edhe në fshatin Mirushë, është duke u punuar në rregullimin e dy rrugëve brenda fshatit. Punimet në këtë këto rrugë, sot i ka inspektuar drejtori komunal për urbanizëm, Ahmet Morina, së bashku me kryetarin e fshatit Urim Thaçi.

Drejtori Morina, gjatë inspektimit në këto rrugë, është njoftuar në tërësi me ecurinë e punimeve, si nga ana e operatorit, ashtu edhe nga zyrtari përgjegjës për mbikëqyrjen e punimeve, por edhe nga kryetari i fshatit, në mënyrë që punimet të kryhen sipas kontratës dhe sipas kritereve të parapara.

Përderisa drejtori Morina, tha se “deri më tani është i kënaqur me ecurinë e punimeve dhe zbatimin e planit dinamik, e po ashtu edhe me punën që është duke u bërë”, kryetari i fshatit, Urim Thaçi, e ka falënderuar komunën për këtë investim, pasi të dy rrugët kanë rëndësi të madhe për banorët që jetojnë në të pjesët e fshatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat