​Kryetari Gashi mbështet iniciativën e ngritjes së memorialit për vëllezërit Bytyqi

Kosova

​Kryetari Gashi mbështet iniciativën e ngritjes së memorialit për vëllezërit Bytyqi

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 22:20
Xhafer Gashi

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka mbështetur iniciativën e deputetit të AAK-së Daut Haradinaj, për ngritjen e memorialit për tre vëllezërit Bytyqi në qendër të Prishtinës.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi janë shembull i sakrificës së shumë djemve e burrave të diasporës shqiptare dhe se ky ngritja e memorialit në kujtim të veprës së tyre heroike është nder dhe privilegj për të gjithë UÇK-në.

Postimi i plotë:

“Tre vëllezërit Bytyqi (Agroni, Mehmeti dhe Ylli), janë shembull i sakrificës së shumë djemve e burrave të diasporës shqiptare, me frazën “Unë jam mirë, kur është mirë Shqiptaria“, ju përgjigjën atdheut në kohët më të vështira, në luftën e drejtë për liri e pavarësi deri në vetëflijim.

Andaj, e mbështes iniciativën e gjeneralit Daut Haradinaj, për ngritjen e memorialit për tre vëllezërit Bytyqi në qendër të Prishtinës. Ky memorial është nder dhe privilegj për të gjithë UÇK-në, heroizmi i tyre i pashoq me krenari do bartet ndër breza!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat