Deputeti i PDK-së, dhuron bursa për studentët e Skenderajt

Kosova

Deputeti i PDK-së, dhuron bursa për studentët e Skenderajt

Nga: A.SH Më: 10 shtator 2020 Në ora: 16:17
Foto nga takimi

Deputeti nga PDK, Bekim Haxhiu ka dhuruar bursa për 11 studentë në Komunën e Skenderajt me vlerë nga 300 euro.

Këtë e bëri të ditur, kryetari Bekim Jashari duke falënderuar për përkrahje.

“Mirëpresim dhe vlerësojmë lartë kontributin dhe humanitetin e secilit donator!”, ka shkrur Jashari në Facebook.

Postimi në Facebook:

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu ka dhuruar bursa për 11 studentë të komunës sonë, me vlerë nga 300 euro për secilin prej tyre.

Në emrin tim dhe të studentëve falënderoj deputetin Haxhiu për përkrahjen që ia ka ofruar këtë vit por edhe viteve të tjera studentëve të Komunës sonë.

Mirëpresim dhe vlerësojmë lartë kontributin dhe humanitetin e secilit donator!

Bashkë për rininë tonë, për arsimim cilësor të tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat