Kufijtë e BE-së mbesin të mbyllur për qytetarët e Kosovës, veç këta persona lejohet të kalojnë

Kosova

Kufijtë e BE-së mbesin të mbyllur për qytetarët e Kosovës, veç këta persona lejohet të kalojnë

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 13:30
foto ilustrim

Shkaku i pandemisë, kufijtë e BE-së do të vazhdojnë të jenë të mbyllur për kosovarët që kanë viza, edhe pas rishikimit të listës së vendeve të treta, që është ndërmarrë në fillim të javës.

Një burim brenda Këshillit Evropian ka thënë se gjatë rishikimit, lista nuk ka pësuar ndonjë ndryshim.

“Rishikimi i listës së vendeve të treta, qytetarët e të cilave mund të udhëtojnë në vendet e treta, është kryer në fillim të javës dhe ajo ka mbetur e tillë (pra, nuk ka pasur ndryshime)”, ka thënë ky burim.

Këshilli Evropian ishte pajtuar që nga 1 korriku ta nisë heqjen graduale të kufizimeve në udhëtim, të vëna shkaku i masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, për banorët e disa prej shteteve të treta. Lista, e nxjerrë nga Këshilli më 30 qershor rishikohet për çdo dy javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat