Përurohen dy objekte shkollore në Suharekë, gjithashtu është vënë gurthemeli i një çerdhe

Kosova

Përurohen dy objekte shkollore në Suharekë, gjithashtu është vënë gurthemeli i një çerdhe

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 17:11
Foto

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, së bashku më zv.kryeministren, Albulena Balaj – Halimi, kanë bërë përurimin e dy objekteve të reja shkollore, në fshatrat Dobërdelan dhe Leshan të Komunës së Suharekës.

Në këtë përurim, prezentë ishin edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi si dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme nga të lartcekurit u vu edhe gurëthemeli i një çerdhe në këtë komunë.

Likaj në ceremonitë e përurimit të shkollave uroi të pranishmit, në veçanti uroi nxënësit e klasave para-fillore dhe ata të klasës së parë, duke iu dëshiruar suksese në jetë dhe në karrierën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat